Merret vendim për tifozët që u futën në fushë në finale të Botërorit

Një gjykatë në Moskë të hënën ka dhënë dënim me burgim prej 15 ditëve për njërin nga katër personat që u futën në fushë për të ndërprerë shkurtazi finalen e Kupës së Botës në futboll, të dielën, ndërmjet Francës e Kroacisë.
Ata u futën pasi kishin veshur uniforma fals të policisë. Për të tjerët vendimi do të merret më vonë, sipas Reuters. Gjykata po ashtu ia ndaloi Veronika Nikulshinas që të përcjellë ngjarje sportive në tre vjetët e ardhshëm.
Futja në fushë e anëtarëve të bendit “Pussy Riot”, është vlerësuar nga autoritetet ruse si një akt i pacipë i bërë në stadiumin “Luzhniki” në Moskë në prani të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Olga Kurachyova, një nga katër që u futën në fushë me uniforma të policisë, ka thënë se kjo manovër kishte për qëllim të promovojë lirinë e të folurit dhe të dënojë Federatën Botërore të Futbollit (FIFA).
Mbrojtësi kroat, Dejan Lovren, që e shtyri njërin nga personat anash fushës, u ka thënë gazetarëve se incidenti ka ndërprerë lojën në një moment të rëndësishëm për skuadrën e tij.
“Është mëkat që kemi penguar sportistët. FIFA është përfshirë në lojëra jo-fer për fat të keq. FIFA është mike e krerëve të shtetit që bëjnë shtypje dhe që shkelin të drejtat e njeriut”, ka thënë Kurachyova.
Ndeshja, që është shikuar nga Putin dhe nga presidentët e Francës e Kroacisë, u ndërpre shkurtazi herët në pjesë të dytë, por vazhdoi pas 25 sekondave.
Gazetari i njohur ‘shpërthen’ ndaj Ozilit: Ai është një kërmill dhe patetik
Muhamed Sejdini me njoftim të rëndësishëm rreth stadiumit të ndeshjes Maqedonia e Veriut – Kosova
Dramë në “Mestalla”, Reali shpëton nga humbja në sekondat e fundit [Video]
Të Popullarizuara
-
Ruiz në gjendje shokuese nga meçi me Joshuan
09 Dhjetor 2019 -
Rashica shëtit mbrojtjen e Bayernit dhe shënon eurogol (VIDEO)
14 Dhjetor 2019 -
Tifozët e Tiranës me mesazh tepër emocionues për Kosovën
13 Dhjetor 2019 -
Kush është kosovarja e vetme që e ndjek Ronaldo në Instagram
15 Dhjetor 2019 -
Eskalon Vedat Muriqi, ia përplas shokut të skuadrës (VIDEO)
15 Dhjetor 2019 -
Këngëtaret shqiptare kapen “mat” pran Neymarit dhe Mbappes
12 Dhjetor 2019 -
Dardan Berisha largohet nga Prishtina, ky është ekipi i tij i ri
12 Dhjetor 2019 -
‘Nuk je biri im nëse nuk e ndan pasurinë me ata që kanë nevojë’
11 Dhjetor 2019