Merret vendimi i rëndësishëm për NBA

Basketboll 29 Korrik 2020 22:27

NBA do të rinis më 30 korrik, ndërsa sot e kaloi edhe pengesën e fundit, pasi që në testet e fundit për “COVID 19”, nuk kishte asnjë basketbollist i prekur nga koronavirusi.

Nga 20 e deri më 29 korrik janë kryer 344 teste në mesin e basketbollistëve dhe nuk ka asnjë test pozitiv me koronavirus.

Kjo tregon se grumbullimi i basketbollistëve në një vend, tani për tani është një lëvizje e mençur.

Në rifillimin e NBA-it, në program janë 2 ndeshje: New Orleans – Utah Jazz dhe Los Angeles Lakers – Los Angeles Clippers.

-->