Merret vendimi, ky është personi i parë që do të largohet nga Barcelona

Futboll 15 Gusht 2020 13:41

Barcelona është e vendosur të shkarkojë drejtorin sportiv Eric Abidal, duke filluar një planifikim të ri të menaxhimit sportiv të klubit.

Detajet i ka zbuluar e përditshmja Sport, që pretendon se pozicioni i francezit në klub është më së keq dhe se ai tashmë është pushuar nga puna, pas humbjes 8-2 ndaj Bayern Munich.

Pas tij nga puna pritet të pushohet edhe Quique Setien dhe kjo mund të ndodh pas takimit të hënën, ku klubi ka një mbledhje të jashtëzakonshëm të bordit pas humbjes në Ligën e Kampionëve.

Pozicioni i ish-mbrojtësit ishte vështirësuar kur kishte kritikuar yllin e ekipit, Lionel Messin, pas shkarkimit të Ernesto Valverdes.

Abidal ka qenë në klub që nga viti 2018 si drejtues, ndërsa vendimi më i madh i tij ishte shkarkimi i Ernesto Valverdes.

Antoine Griezmann dhe Frenkie de Jong janë dy blerjet e tij më të madha.

-->