Merret vendimi për të ardhmen e Bernard Challandes

Kombëtarja 09 Prill 2021 15:52

Janë takuar sot në zyrat e FFK-së, Agim Ademi dhe Bernard Challandes, ku kanë folur për të ardhëm e trajnerit, raporton Insporti.

Pas dy humbjeve kundër Suedisë dhe Spanjës, shumë analista dhe fansa të Kombëtares së Kosovës, kërkuan shkarkimin e teknikut zviceran.

Por kështu nuk mendoi Kryetari i Federatës së futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili konfirmoi se trajneri do të vazhdojë të drejtoj Kombëtaren e Kosovës.

Ai theksoi se është i vetëdijshëm se ka kohë që ekipi kombëtar nuk ka qenë i kompletuar dhe se në dy ndeshjet e para të ciklit të ri kualifikues luajtëm me dy kombëtare të forta, por se tanimë duhet gjetur mundësi e hapësira për t’u kthyer forma e rezultateve dhe për t’u zëvendësuar secili lojtar që mungon. /Insporti.com/

-->