Mertens afër kalimit në Chelsea

Futboll 29 Janar 2020 16:27

Mertens afër kalimit në Chelsea. Mediat angleze raportojnë se ekipi i drejtuar nga Frank Lampard ka bërë ofertë zyrtare në vlerë prej 10 milionë eurosh për sulmuesin belg.

Kur kanë mbetur edhe 48 orë deri në fund të afatit kalimtar të janarit, Chelsea po synon të përforcojë repartin e sulmit me Oliver Giroud që pritet të largohet nga ekipi.

Napoli është duke kërkuar 15 milionë euro për 32 vjeçarin,  i cili ka shënuar 9 gola në të gjitha garat me Napolin këtë sezon. /Insporti.com/

-->