Mes lotëve, Ramsey i dha lamtumirën Arsenalit

Futboll 05 Maj 2019 23:46

Aaron Ramsey ka shpërthyer në lot teksa i ka dhënë lamtumirën tifozëve në “Emirates”. Sezonin e ardhshëm, uellsiani do ta veshë fanellën e Juventusit.

Ditën e diel, “Emirates Stadium” ka përshëndetur dhe i ka dhënë lamtumirën mesfushorit uellsian, Aaron Ramsey.

Pas 11 vitesh, 28-vjeçari do të largohet nga Arsenali për t’u transferuar te Juventusi në Seria A.

Pas ndeshjes me Brighton, ishte rezervuar një ceremoni speciale për uellsianin, që nuk mundi t’i ndalë dot lotët, duke iu dorëzuar emocioneve para shokëve të ekipit, drejtuesve dhe të gjithë tifozëve që e duartrokisnin në “Emirates”.

Gjatë 11 sezoneve te Arsenali, Ramsey është paraqitur në 369 ndeshje, ka realizuar 64 gola dhe ka asistuar 62 herë.

Ramsey ka fituar 5 trofe gjatë karrierës me Arsenali; FA Cup: 2013/14, 2014/15, 2016/17 dhe FA Community Shield: 2014, 2015.