Mes shumë polemikave, Manchester United fiton ndaj West Brom

Futboll 21 Nëntor 2020 22:55

Manchester Unitedi ka marrë pikë të vështira në shtëpi ndaj West Bromwich Albion.

“Djajtë e Kuq” fituan me rezultat minimal 1 – 0 me shumë polemikave.

Fillimisht iu anulua një penallti e dyshimtë mysafirëve përmes VAR-it, e më pas iu akordua një vendasve.

Ishte Bruno Fernandes që realizoi nga pika e bardhë (56′), pasi penalltia u përsërit, sërish nga një vendim i diskutueshëm nga VAR-i.

Ky gol për vendasit vlen tri pikë, që iu ndihmojnë të ngritën në pjesën e epërme të tabelës.

Momentalisht Unitedi renditët në pozitën e nëntë me 13 pikë, kurse West Brom mban vendin e 18-të me vetëm tri sosh. /Insporti/

-->