Mesazhi i Challandes për futbollistët kosovarë në Zvicër

Kombëtarja 02 Mars 2018 11:06

Bernard Challandes, i cili sot u prezantua si selektor i ri i Kosovës në futboll në konferencë ëpr media foli për prioritetet e punës së tij në këtë post.

Zvicerani 66 vjeçar pohoi se “për mua është prioritet të punojmë shumë dhe të rrisim ekipin, të krijojmë një ekip të fortë me bazë solide. Nuk do të premtoj rezultate dhe për mua më pak rëndsi kanë rezultatet. Unë jam këtu për të punuar”.

I pyetur se si zviceran që është a do tu preferonte kosovarëve që luajnë në Zvicër që të zgjedhin Zvicrën apo Kosovën për ekip kombëtar Challandes tha se “natyrisht Kosovën sespe është vendlindja e tyre dhe është ekipi im. Unë i njoh shumë lojtarë kosovarë që janë në Zvicër, e njoh mentalitetin e tyre dhe dëshirën për fitore dhe do të loboj që ata të luajnë për Kosovën”, pohoi selektori i ri.