Mesazhi emocionues i Fabregasit pas largimit nga Chelsea: “Do të më mungoni…”

Futboll 12 Janar 2019 09:48

Cesc Fabregas ka lënë një mesazh emocionues në llogarinë zyrtare në “Twitter”, pas largimit nga Chelsea për Monacon.

Pas 5 sezoneve, ish-mesfushori i Barcelonës e Arsenalit, i dha lamtumirën “Bluve të Londrës”, duke u transferuar në Francë.

Te Monaco, me të cilin klub ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2022, Fabregas do të punojë me Thierry Henry, aktualisht trajner i klubit francez, dikur ishin bashkëlojtarë te Arsenali.

31-vjeçari ka shfrytëzuar Twitterin për t’i falenderuar të gjithë ata me të cilët punoi për katër vite e gjysmë në Londër, raporton Insporti.

“Kam emocione të përziera që po e shkruaj këtë mesazh”, ka shkruar Fabregas në Instagram.

“Dua t’i falënderoj të gjithë në Chelsea. Pronarin, Z. Abramovich, i cili më solli këtu, bashkëlojtarët e mia, të cilët më ndihmuan që të fitojë shumë tituj, stafin që e bënë sa më të lehtë kohën time këtu dhe të gjithë fansat që më bëtë të ndihem special çdo javë”.

“Ka qenë një aventurë e mrekullueshme dhe me shumë pikëllim mu duhet t’iu them lamtumirë. Do të më mungoni të gjithë dhe ju uroj fat në të ardhmen”.

Në 198 paraqitje në total (138 në Premierligë, 28 në Champions e Europa League dhe të tjerat në Kupa të ndryshme) – Fabregas ka shënuar 22 gola dhe ka bërë 57 asistime gjatë qëndrimit te Blutë e Londrës, ku u transferua nga Barcelona në vitin 2014.

Ai ka fituar 4 trofe me Chelsean, dy herë titullin e Premierligës, një herë FA Cup dhe një herë Carling Cup. /Insporti.com/