Mesazhi i Haxhi Krasniqit pas fitores ndaj Grafkas
Sporte luftarake
04 Shkurt 2018
15:14

Boksieri shqiptar, Haxhi Krasniqi, ka fituar të shtunën mbrëma ndaj polakut Bartlomiej Grafka, duke iu hapur rruga që të luftojë edhe një herë për titullin e Kampionit të Botës.
Sot ai përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar përkrahësit e tij.
“Ja ku jam sërish! Fitorja e bindshme e ditës së djeshme ishte për mua dhe tifozët e mi shumë e rëndësishme, prandaj po kthehem i lumtur në shtëpi”.
“Më shumë se 5 muaj punë i kam pas vetës tani dhe kjo nuk do ishte e mundur pa ekipin tim të mrekullueshëm. I falënderoj të gjithë nga zemra”, ka shkruar Krasniqi.
🔙🔛🔝Ich bin wieder da! Der souveräne Sieg gestern Abend war für mich und meine Fans wichtig, daher fahre ich jetzt glü…
Posted by Robin Krasniqi on Sunday, 4 February 2018