Mesazhi i fuqishëm i Neymarit për botën

Futboll 16 Shkurt 2019 21:17

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Neymar ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të përcjellur një mesazh interesant, derisa po vazhdon të rikuperohet nga lëndimi.

Braziliani është jashtë fushave që prej kur pësoi lëndimin në një ndeshje kundër Strasbourgut, në kuadër të Kupës, transmeton Insporti.

Neymar: Jeta është për luftëtarët

27 vjeçari nuk ka mundur të paraqitet as në ndeshjen e fundit që PSG e fitoi 0-2 në ‘Old Trafford’ ndaj Manchester Unitedit në Champions League.

“Sepse jeta është për luftëtarët, asgjë nuk më dobëson”, ka shkruar Neymar.

Ish-ylli i Barcelonës pritet t’i rikthehet aksionit në fillim të muajit të ardhshëm. /Insporti.com/

-->