Mesazhi i fuqishëm i presidentit të Malishevës pas ndeshjes me Gjilanin:“Ne nuk gabojmë që kërkojmë ndryshimin”

Futboll 19 Mars 2022 21:36

Malisheva dhe Gjilani kanë luajtur baras 0-0 në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të xhiros së 26-të në BKT Superligë.

Rasti diskutabil i minutës së 8-të të ndeshjes ka ngjallur shumë polemika edhe pas përfundimit të takimit. Ishte vet trajneri, Thaqi, i cili tha se rasti është dashur të rishikohej.

“Rasti i penalltisë në minutën e nëntë është dashur të rishikohet. Në VAR ka qenë një gjyqtar që unë e respektoj si Dardan Çaka që është dashur ta lajmërojë gjyqtarin kryesor Gramos Shala për ta rishikuar VAR-in”.

Përveç kryetrajnerit të Malishevës, pas ndeshjes ka reaguar edhe presidenti i klubit, Driton Morina.

Ai ka shpërndarë videon e momenti të ndërhyrjes, duke shkruar: “Ne nuk gabojmë për ndryshim…”.

Reagimi i Presidentit të Malishevës vjen edhe si protestë për kryetarin aktual të FFK-së, Agim Ademin, të cilin Morina nuk e përkrah aspak.

Madje, Malisheva i ka dhënë nënshkrimin Gramoz Vokrrit për kandidaturën e tij për të parin e FFK-së.

Gjyqtari Gramos Shala ka marrë kritika të ashpra nga kundërshtarët për vendimet e tij, siç ishte deklarata e Batatinës i cili tha se nuk do ta lejojë më Shalën t’i gjykojë ndeshjet e Llapit.

-->