Mesazhi i Gerrard për Liverpoolin pas fitores historike

Futboll 08 Maj 2019 16:52

Liverpooli i dhuroi gjithë botës edhe një herë magjinë e “Anfield” duke eliminuar Barcelonën në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Legjenda e klubit, Steven Gerrard ishte prezent në stadium dhe pas ndeshjes bëri një postim në rrjetet sociale, duke shprehur gëzimin e madh të tij.

“Për një të kuq, të kuqtë ishin thjesht të pabesueshëm. Wow! Çfarë skuadre!”, thuhet në postimin e Gerrard.

Djelmoshat e trajnerit gjerman, Jurgen Klopp, para vetës kishin një sfidë tejet të vështirë, por që ia dolën duke shënuar fitoren 4:0, duke përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë që ishte 3:0 në të mirë të Barcelonës.

Kjo fitore ia siguroi “Të Kuqve” finalen e dytë rradhazi në Ligën të Kampionëve.

Kujtojmë se Gerrard është trajner i klubit skocez Rangers. /Insporti.com/

 

 

-->