Mesazhi i Messit për De Ligt dhe De Jong

Futboll 27 Dhjetor 2018 08:42

Leo Messi beson se Matthijs de Ligt dhe Frenkie de Jong janë lojtarë që do t’i përshtateshin shumë Barcelonës.

Mbrojtësi dhe mesfushori të Ajaxit, janë duke u kërkuar nga shumë klube evropiane, në veçanti Barcelona dhe kapiteni i katalunasve beson se ata do të përshtateshin mirë në “Camp Nou”.

“A mendoni se ata (de Light, de Jong) janë lojtarë që mund të përshtaten në stilin e Barcelonës? Ata vijnë nga një shkollë shumë e ngjashme me të tonën. Ka punë praktikisht në të njëjtën mënyrë. Ata luajnë si ne me topin, posedim, këmbë të mira … Ata janë lojtarë të rinj me shumë saktësi. Dy futbollistë shumë të mirë”, theksoi Leo. /Insporti.com/