Mesazhi i “Qeqës” për koronavirusin

Futboll 25 Mars 2020 17:47

Komentatorja e njohur Qëndresa Krelani, e njohur për publikun si “Qeqa” ka aloduar te qytetarët që të respektojnë vendimet dhe masat e Qeverisë për ta luftuar pandeimnë “Covid19”, që është shfaqur edhe në vendin tonë, shkruan Insporti.com.

“Qeqa” këtë mesazh ka vendosur ta transmetojë përmes gazetës tonë “Insporti”. Ajo ka thënë se për dallim para 20 vjetëve, që është dashur të lëshonin shtëpitë, tash nuk duhet ta bëjnë këtë dhe mund të qëndrojnë me familjarët dhe miqtë e tyre.

“Përshendetje ku do që jeni nga unë Qeqa Krelani, ku do tani që jeni vendosur dhe po merrni masa më të sigurta që të qëndroni të shëndosh, ju falënderoj shumë dhe po e shohim që ky virus ka kapacitet mentalisht të na shkatërrojë, para se të na prek fizikisht. Përderisa në kohët e lashta, ose 20 vite më parë kur të gjithë na tregonin të largoheshim nga shtëpitë, tani të gjithë po na tregojnë të qëndrojmë në shtëpi dhe kjo më jep një lloj relaksimi, sepse do të bëjmë në gjumë edhe do të zgjohemi nga gjumi, afër njerëzve që i kemi, ju lutemi dëgjoni instruksionet të ekspertëve dhe njerëzve të kualifikuar që po ashtu po bëjnë gjithçka që ne ta kalojmë sa më mirë, bashkë do t’ia dalim” .

Deri më tani në Kosovë janë 63 persona të infektuar me koronavirus. /Insporti.com/

-->