Mesazhi i Neymarit për Real Madridin: Ja çfarë ju pret në “Parc des Princes”

Futboll 06 Mars 2018 17:15

Neymar Jr ka ‘kërcënuar’ madrilenët për ndeshjen e sotme në “Parc des Princes”.

Edhe pse ai nuk do të jetë i pranishëm në fushën e lojës për shkak të dëmtimit, braziliani është shprehur i sigurt, se Real Madridin e pret ferri sot në mbrëmje.

Neymar ka thënë se Real Madrit do të përjetojë sot një natë të keqe, duke shprehur besimin se shokët e tij të skuadrës do të japin maksimumin dhe PSG do të përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë, ku parizienët u mundën 3-1.

“Edhe pse unë nuk do të jem i pranishëm në fushë, kam besim të plotë se do të jetë PSG ajo që do të kalojë në fazën tjetër të Champions League. Kam shumë besim se shokët e skuadrës do ta kthejnë mbrëmjen e sotme në një makth për madrilenët’, deklaroi Neymar.

-->