Mesazhi i Parkerit para duelit me Joshuan: Ja çfarë duhet të bësh para meçit

Joseph Parker i ka dërguar një mesazh Anthony Joshuas, para duelit të tyre këtë të shtunë në Cardiff.
Parker i ka thënë Joshuas ta harrojë duelin e tij ndaj Wladimir Klitschkos, dhe të koncentrohet vetëm me duelin me të.
Joshua e fitoi titujt e IBF, WBA dhe IBO pasi e mposhti Klitschkon në muajin prill të vitit të kaluar, derisa tani do të ndeshet me Parkerin për titullin e WBO më 31 mars.
Boksieri nga Zelanda e Re, Joseph Parker, tha se shumë vëmendje i kushtohet triumfit të Joshuas ndaj Klitschkos, pasi trajneri i Joshuas, Rob McCracken, deklaroi se Klitschko ishte një kundërshtar më i fortë se Parkeri.
“Ai vazhdon të flas për Wladimir Klitschkon. Unë nuk jam Wladimir, nëse ai është i fokusuar në të, atëherë do të ketë një luftë krejtësisht ndryshe”, tha Parker për Sky Sports.
Joshua këtë javë deklaroi se po të kishte 20 funtet e fundit në xhep, ai do të vinte bast në një fitore të tij me nokaut ndaj Parkerit.
“Vini bast në mua, dhe fitoni para”, ishte kundërpërgjigja e Parkerit. /Insporti.com