Mesazhi i Wilder për Anthony Joshua

Sporte luftarake 04 Mars 2018 08:42

Më 31 mars në Cardiff do të ndeshen Anthony Joshua dhe Joseph Parker, ku Joshua do të mundohet të bashkojë edhe një titull tjetër për kampion bote dhe Wilder kishte një mesazh për të.

Deontay Wilder i cili e mposhti Luis Ortiz me KO, duke ngelur i pamposhtur me bilanc prej 40 fitoreve, prej të cilave 39 me KO, po e kërkon edhe titullin që mban Anthony Joshua.

Wilder pas meqit iu drejtua Joshua-s duke u thënë se është duke ardhur për të. Ai do të jetë prezent në Cardiff për ta përcjell meçin në mes Joshua dhe Parker në fund të këtij muaji.

“Unë jam mbreti i xhunglës dhe shumë shpejt do të jetë vetëm një emër që do të përmendet, Deontay Wilder. Mezi po pres të shkoj në Cardiff dhe të jem prezent për meçin. Britania e Madhe ka disa prej adhuruesve më të mëdhenj të boksit në botë. Do të kënaqem atje dhe mendoj se do të jetë një luftë e madhe për aq sa zgjat dhe po pres me padurim që pastaj unë të ndeshem me fituesin e atij dueli, nëse ai dëshiron”, ishin fjalët e Wilder ndryshe i njohur si “Bomberi i Bronztë”. /insporti.com

-->