Mesfushori i Chelseat e paralajmëron Sarrin se çka do t’i ndodhë nëse shkon te Juventusi

Futboll 04 Qershor 2019 09:45

Mesfushori i Chelseat e ka paralajmëruar trajnerin e tij para se të nënshkruajë me Zonjën e Vjetër.

Maurizio Sarri është pranë marrëveshjes me Juventusin, vetëm një vit pasi kishte marrë drejtimin e Chelseat.

Në Itali, Sarri ka drejtuar Napolin që ka rivalitet të madh me Juven dhe ka qenë një idhull për tifozerinë napolitane.

Por nëse shkon te Juventusi ai do të cilësohet si një tradhtar nga tifozët e Napolit, njësoj sikurse Gonzalo Higuain.

“Napolitanët kanë Sarrin në zemër dhe për ta do të ishte një tradhti. Janë të gatuar kështu, por të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka deklaruar Jorginho.

Sarri pritet të marrë drejtimin e Juves për të zëvendësuar të larguarin Massimiliano Allegri.