Mesfushori i Kombëtares së Kosovës shënon në Ligën e Evropës

Kombëtarja 01 Gusht 2019 21:06

Mesfushori i Kosovës Idriz Voca ka shënuar gol në Ligën e Evropës.

Në ndeshjen Klaksvik – Luzern, Voca ka shënuar për epërsinë 0-1 të zviceranëve të Luzernit, përcjell Insporti

Luzerni me rezultat të përgjithshëm 2:0 kaloi tutje në rundin e tretë kualifikues të Europa League, pasi që edhe në ndeshjen e parë kishte fituar me po të njëjtin rezultat.