Mesfushori i njohur largohet nga Llapi

Futboll 07 Gusht 2020 14:27

KF Llapi dhe Behar Maliqi i kanë ndarë rrugët pas përfundimit të kontratës së lojtarit, shkruan Insporti.

Lajmin e ka konfirmuar vetë futbollisti përmes një postimi në profilin e tij.

“Ju njoftoj që nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit KF Llapi.Falënderoi kryesinë, të gjithë trajnerët, dhe bashkë lojtarët. Një falënderim i veçantë shkon për tifozët e KF Llapit, për mbështetjen e dhënë gjatë kësaj kohe. Me respekt, Behar Maliqi”, ka shkruar Maliqi.

Kujtojmë që Behar Maliqi ka qenë pjesë e shumë skuadrave të njohura në Kosovë.

Ai sezoni e kaluar u paraqit në 27 ndeshje për Llapin ndërsa arriti të shënoi tri gola./Insporti.com/

-->