Mesfushori i Milan: “Ëndërroj të luaj në Manchester United”

Futboll 26 Shkurt 2018 15:09

Mesfushori 21 vjeçar nga Bregu i Fildishtë, e i cili është duke u paraqitur si lojtarë i huazuar nga Atalanta tek Milan, ka deklaruar se dëshiron të transferohet në Premier League-n angleze.

Bëhet fjalë për një lojtarë shumë të talentuar, e që Milan dëshironte ta mbante edhe pas afatit të huazimit duke nënshkruar me të marrëveshje permanente.

Franck Kessie është vetëm 21 vjeç dhe është shndërruar në një prej mesfushorëve më me perspektiv, e po ashtu një shtyllë e rëndësishme në mesfushën e skuadrës kuqezi.

Megjithatë, Kessie ka pranuar se e pëlqen shumë Premier League, e posaçërisht ka ëndërr të luajë për skuadrën e Manchester United.

“Më pëlqen Premier League, e në veçanti Manchester United, skuadër për të cilën ëndërrojë të luajë një ditë. Chelsea po ashtu është një ekip i madh, të cilën askush nuk e refuzon, por unë ëndërroj United”, ka thënë i riu Franck Kessie për “Tuttomercato”. /Insporti.com

-->