Mesfushori serb i Lazios, objektiv i dy skuadrave më të mëdha

Futboll 25 Shkurt 2018 12:47

Serbi 23 vjeçar, Sergej Milinkovic – Savic është duke u kërkuar nga dy prej skuadrave më të mëdha në botë, ndërsa klubi i tij momental kërkon një vlerë prej 80 milionë euro për të.

Së pari shtypi britanik, raportoi se Jose Mourinho ka shfaqur interesim të madh për mesfushorin serb të Lazio-s dhe e ka futur në listën e ngushtë të transferimi për afatin kalimtar të verës.

Mirëpo duket se në “luftë” për të është futur edhe skuadra e Real Madrid, e cila pritet që gjatë verës do të bëjë një transformim të madh brenda ekipit, duke larguar një numër të madh lojtarësh.

Mesfushori serb, i cili po llogaritet ndër më të mirët në pozitën e tij në Serie A, duket se ka zgjuar interesimin edhe të “Los Blancos”, që pritet se do t’i bëjnë konkurrencë Manchester United për lojtarin e Lazio-s.

Presidenti i Lazio-s, Claudio Lotito, kishte thënë në një deklaratë të tij se, më herët kishte refuzuar edhe oferta deri në 100 milionë euro për Milinkovic-Savic, duke mos cekur se nga kishin ardhur këto oferta.

Përndryshe skuadra italiane 23 vjeçarin e kishin blerë në vitin 2015 për 18 milionë euro nga ekipi belg i Genk-ut. /Insporti.com

-->