Mesfushori shqiptar ishte afër golit të dekadës (VIDEO)

Futboll 11 Korrik 2019 21:31

Redon Xhixha, mesfushori i Laçit, tentoi një eurogol ndaj Hapoel Beer Sheva, por ishte prekja e portierit mysafir dhe shtylla pingule që i thanë “jo” një kryevepre që do të bënte xhiron e botës dhe do ta çonte rezultatin 2-0..

Ndeshja përfundoi me barazimin 1:1 dhe ishte e vlefshme për kualifikimet në Ligën e Evropës.