Mesfushori shqiptar: Kam oferta nga klubet spanjolle

Futboll 21 Tetor 2019 13:10

Endri Çekiç po kalon një moment mjaft të mirë, me skuadrën e Olimpijas së Ljubljanës në kampionatin slloven.

Futbollisti pogradecar, realizoi edhe këtë fundjavë në triumfin 6-0 ndaj Rudarit, teksa me një gjuajtje mjeshtërore nga goditja e dënimit, shtangu portierin kundërshtar.

Shqiptari është shndërruar në një protagonist absolut te skuadra e tij, teksa oferta për të nuk kanë munguar.

Në një prononcim për “Zona Gol”, Çekiçi ka zbuluar se ka oferta nga klube spanjolle dhe polake, teksa në merkaton e janarit mund të vijë transferimi i shumëpritur.

“Kam oferta nga klube spanjolle dhe polake, në merkaton e janarit mund të bëj transferimin. Përsa i përket Kombëtares, nuk kam biseduar me Rejën, por lumturohem që isha në listën e pritjes”, u shpreh Çekiçi.

 

-->