Mësohen çerekfinalistët e ‘Copa America’ – këto janë përballjet

Futboll 25 Qershor 2019 08:38

Kupa e Amerikës është futur në një fazë mjaft të nxehtë. Kompeticioni më i rëndësishëm i Kontinentit të Largët ka mësuar 8 skuadrat çerekfinaliste.

Brazili, Argjentina, Paraguaj, Peruja, Venezuela, Uruguaj, Kolumbia dhe Kili janë ende në garë për trofeun më të rëndësishëm.

Ndërkohë, janë mësuar edhe çiftet çerekfinaliste, me takimet që do të zhvillohet më 28 dhe 29 qershor.

Kështu, Brazili do të masë forcat me Paraguajin, teksa Argjentina përballet skuadrën më të dobët në letër, Venezuelën.

Në rast të një kalimi të dy gjigantëve të kontinentit, Brazilit dhe Argjentinës, në raundin gjysëmfinal do të kemi një Klasike, pasi të dy kombëtaret do të përballeshin me njëra-tjetrën.

Superndeshja e këtij raundi është ajo mes Kolumbisë dhe Kilit, ndërsa Uruguaj sfidon Perunë.

Në xhiron e fundit në grup, Urugaji e mundi 1:0 Kilin, kurse Ekuadori e Japonia barazuan 1:1.