Mësohen datat e sfidave Getafe-Inter në Europa Ligë

Futboll 09 Maj 2020 14:05

Presidenti i Getafes, Anhel Tores ka zbuluar se ka marë një informatë nga UEFA, për atë se kur do të zhvillojë ndeshjen  ndaj Interit, në kuadër të Europa Ligës.

“Nga UEFA na kanë lajmëruar se ndeshjet e 1/8 së finales së Europa Ligës kundër Interit, do të zhvillohen në fillim të muajit gusht.”

“Ndeshja e parë parashihet më 2 ose 3 gusht në Milano, ndërsa më 6 dhe 7 gusht do të zhvillohet ndeshja kthyese në stadiumin tonë. Nëse njëri nga këto dy stadiumet nuk sigurohet në tërësi, atëherë ka mundësi që ndeshjet të zhvillohen në terren neutral,” ka zbuluar Tores.

-->