Mësohen lojtarët që mund t’i transferojë Xavi në Camp Nou nëse rikthehet te Barcelona

Futboll 29 Mars 2020 19:13

Xavi Hernandez ka konfirmuar se a e mendon që në një të ardhme shumë të afërt të rikthehet te Barcelona, por tani si trajner.

Legjenda e katalunasëve është duke e udhëhequr skuadrën Al-Sadd, mirëpo që ka thënë se ai do të rikthehej te katalonasit nëse do i lejonin kontroll të plotë në skuadër.

“Do të transferoja anësorë, si Neymar. Nuk e di nëse kjo gjë mund të ndodhë në kushte sociale, por nuk kam dyshime se do të ishte një transferim i madh”, ka thënë Xavi.

“Barcelona nuk ka nevojë për shumë transferime, pasi ata tashmë kanë lojtarë shumë të talentuar”, tha ai.

“Por, në Camp Nou do të transferoja edhe Serge Gnabryn nga Bayern Munich dhe Jadon Sanchon nga Borussia Dortmundi”, ka shtuar më tej ai.

Xavi beson se shumë shpejtë mund të bëhet trajner i ish-skuadrës së tij, madje mund të zëvendësojë edhe Quique Setienin që nuk po tregon rezultate edhe aq të mira.

-->