Mësohet arsyeja pse Arsenali luan në orar të pazakontë në Ligën e Evropës

Futboll 06 Nëntor 2019 09:16

Skuadra e Arsenalit ka udhëtuar drejt Portugalisë me synimin tre pikë të radhës, në rrugën e tyre kualifikuese për fazën tjetër të Europa League.

Por ndeshja mes Vitorias dhe Arsenal, do të luhet në një orar të pazakontë, të mëkurën (sot) me fillim nga ora 16:55.

Arsyeja pse UEFA ka zgjedhur ditën e mërkurë dhe këtë orar, është se stadiumi i Vitorias ndodhet afër atij të Bragës, dhe kjo e fundit të enjten pret Besiktas.

Policia portugeze nuk ka lejuar që të dy skuadrat të luajnë në të njëjtën ditë, shkaku i rivalitetit që ekziston mes tyre, për të ofruar siguri për tifozët.