Mësohet data kur kthehet nga lëndimi Neymar JR

Futboll 29 Mars 2018 20:39

Lojtari i Paris Saint-Germain i cili është lënduar në kycëin e këmbës së jashtë, Neymar, mund të rikthehet më shpejtë se sa që është menduar në fushën e futbollit. Neymar që një kohë është duke qëndruar në Brazil për tu kruar nga lëndimi i cili në fillim u mendua se do t’ia humbë Kupën e Botës që mbahet këtë verë në Rusi.

Lëndimi i Nyemarit më 25 shkurtë në ndeshje 3-0 që fitoi PSG kundër Marseille, ndikoi negativisht në ekipin e tij të cilët u ndëshkuan edhe në ndeshjen e kthimit nga Real Madrid.

Për lëndimin e Neymar u trondit i gjithë kombi i Brazilit sepse u mendua se ai nuk do të arrij të rikuperohet në kohë për Kupën e Botës në Rusi. Mirëpo, sot ka ardhë një lajm i mirë për kombëtarën e Brazilit, që tregon se Neymar mund të kthehet në fund të Prillit. /Insporti.com

-->