Mësohet edhe finalisti i dytë i turneut në Wimbledon

Tenis 14 Korrik 2018 16:46

Novak Djokovic është kualifikuar në finale të turneut Wimbledon, pasi në gjysmëfinale ishte më i mirë se rivali i tij i madh, spanjolli Rafael Nadal.

Meçi i sotëm, i cili në fakt filloi dje u karakterizua me rivalitet të madh, por në fund Djokovic fitoi me rezultat 3:2 (6:4, 3:6, 7:6, 3:6, 10:8).

Ishte kjo përballja e 52-të ndërmjet këtyre dy tenistëve, ndërsa fitorja e 27 e Djokovicit. Në finale ai do të takohet me jug-afrikanin Kevin Anderson, i cili së pari bëri befasi duke e eliminuar fituesin e vitit të kaluar, zviceranin Roger Federer, e pastaj, në gjysmëfinale amerikanin John Isner.

Djokovic synon që nesër ta fitojë për herë të katërt turneun prestigjioz të Wimbledonit.

-->