Mësohet kundërshtarja e Majlindës në luftën e radhës

Tokio2020 22 Shkurt 2019 11:44

Majlinda Kelmendi e ka filluar me fitore garën në Grand Slamin e Dyseldorfit, duke mposhtur rivalen nga Gjermania, Verena Thumm.

27-vjeçarja nga Peja triumfoi kundër Thumm në rrethin e dytë të garës, pasi rrethin e parë e kaloi pa luftë, shkruan Insporti.

Në rrethin tjetër, të tretin, ajo do të përballet me xhudisten nga Brazili, Eleudis Valentim.

Braziliania mposhti rivalen nga Spanja, Estrella Lopez-Sheriff në rrethin e dytë, për të siguruar një duel me Majlindën në rrethin e tretë. /Insporti.com/

-->