Mësohet kundërshtarja e parë e Lorianës në Kampionatin Evropian

Tokio2020 18 Prill 2021 10:57

Sot do të mbahet dita e tretë e Kampionatit Evropian të Xhudos në Lisbonë të Portugalisë, transmeton Insporti.

Dhe, e gjithë vëmendja do të jetë te Loriana Kuka, e cila është garuesja e fundit nga Kosova për këtë Evropian, e cila lufton në kategorinë deri në 78 kilogramë, teksa sot në raundin e dytë do përballet me ukrainasen, Anastasiya Turchyn.

Turchyn në GrandSlamin e Antalyas që u mbajtë në fillim të këtij muaji fitoi vendin e shtatë, teksa në të njëjtin vend u pozicionua edhe në GrandSlamin e Hungarisë në tetor të vitit të kaluar.

-->