Mësohet kur do të zyrtarizohet De Ligt te Juventusi

Futboll 14 Korrik 2019 18:12

Mediat italiane pohojnë se mbrojtësi i Ajaxit, Matthijs de Ligt, do ta kompletojë transferimin në Juventus të hënën.

De Telegraaf në Holandë ka raportuar tashmë se është arritur një marrëveshje mes Juventusit dhe Ajaxit në vlerë 75 milionë euro për De Ligt.

Meqë 19-vjeçari nuk ka udhëtuar me Ajaxin në turin parasezonal në pritje të transferimit të mundshëm, mediat në Itali shkruajnë se Juve do ta zyrtarizojë atë nesër.

Gazzetta dello Sport ndërkohë shkruan se kampioni italian ka arritur marrëveshje në vlerë rreth 70 milionë euro me Ajaxin për 19-vjeçarin.

Ndërsa, Tuttomercatoweb shkruan se De Ligt do të mbërrijë në Torino të hënën për teste mjekësore dhe për ta nënshkruar kontratën.