Mësohet orari i ‘El Clasicos’ së dytë

Futboll 27 Shkurt 2018 16:53

Është mësuar ora dhe data kur do të zhvilohet El Clasico i dytë i sezonit në La Ligan spanjolle.

Takimi i dytë Barcelona – Real Madrid, do të zhvillohet të dielën më 6 maj, nga ora 20:45.

Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i La Ligas, Javier Tebas, i cili ka thënë se ndeshja do të luhet në mbrëmje për t’iu përshtatur audiencës në Amerikë, duke folur për Cadena SER.

Kjo ndeshje do të luhet menjëherë në vikendin pas ndeshjeve të kthimit të gjysmëfinaleve në Ligën e Kampionëve, ku aktualisht janë në garë të dyja skuadrat [në fazën e 1/8 të finales].

Ndeshja e parë El Clasico, u luajt në fund të dhjetorit me fillim nga ora 13:00, për t’iu përshtatur tregut aziatik.

Barcelona e kishte fituar ndeshjen e parë në “Bernabeu”, me rezultat 3:0, ku aktualisht kryeson me 14 pikë më shumë se Real Madridi. /Insporti.com

-->