Mësohet pse shpërtheu në lot e dashura e Ronaldos

Futboll 13 Mars 2019 09:11

Georgina Rodriguez shpërtheu në lot kur Cristiano Ronaldo kompletoi hat-trick ndaj Atletico Madridit.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë shkëlqeu mbrëmë në përmbysjen e madhe të Juventusit ndaj gjigantit spanjoll, për t’u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Në këtë ndeshje nuk kishte si të mungonte e dashura e tij, Georgina Rodriguez, e cila nuk u përmbajtë nga lotët në momentin kur Ronaldo shënoi nga penalltia.

 

Hat-tricku i mbrëmshëm ishte i teti në Ligë të Kampionëve.

Gjithashtu, Ronaldo ka vendosur rekord sa i përket golave të shënuar në nivelin e klubeve të UEFA, duke u bërë lojtari i parë që shënon 125 gola. /Insporti.com/