Mësohet sa do t’i mungojë Bale Real Madridit

Futboll 05 Janar 2019 22:11

Gareth Bale ka pësuar lëndimin e tij të fundit në ndeshjen e së enjten mes Real Madridit dhe Villarrealit që përfundoi me rezultat 2-2.

Lëndimi i yllit të Uellsit është konfirmuar edhe nga Los Blancos, ndërsa pritet të mungojë nga dhjetë ditë deri në 15-të.

Kështu lojtari do të mungojë të dielën ndaj Real Sociedadit në La Liga, të mërkurën në Kupën e Mbretit ndaj Leganes dhe në ligë javën tjetër kundër Real Betisit.

Ndeshja e radhës e Realit është kundër Sevillas me 19 janar, saktësisht 15 ditë nga koha kur lojtari ka bërë ekzaminimet mjekësore.

Nuk përjashtohet mundësia që Bale të mungojë edhe në ndeshjen e kthimit në Kupën e Mbretit ndaj Leganes.

Vlen të theksohet se që kur lojtari iu bashkua klubit spanjoll nga Tottenhami lëndimet e tij kanë qenë mjaft të shpeshta. Ai ka pasur 16 lëndime, ka munguar 323 ditë, 64 ndeshje.

Gjithashtu te skuadra e Santiago Solarit të lënduar për momentin janë edhe Marcos Llorente, Marco Asensio dhe Mariano.