Mësohet shorti i fazës së grupeve për sezonin 2021/22 të Conference Ligës

UEFA Conference League 27 Gusht 2021 14:57

Pas hedhjes së shortit për Ligën e Kampionëve dhe atë të Evropës, sot u mbajt edhe ceremonia e hedhjes së shortit për Ligën e Konferencës.

Në ndihmën për tërheqjen e skuadrave nga vazot ishte edhe kapiteni legjendar i Kombëtares së Shqipërisë Lorik Cana.

Sa i përket “Grupit të Vdekjes” në këtë kompeticion, këtë epitet e ka Grupi G, me skuadrat si ajo angleze Tottenham, ajo franceze Rennes, skuadra holandeze Vitesse dhe skuadra sllovene Mura FC.

Shortin e plotë të fazës së grupeve në kuadër të Ligës së Konferencës për sezonin 2021/22 e gjeni më poshtë.


-->