Mësohet shuma e madhe që do ta përfitojë Tirana me shitjen e Muçit te Legia e Varshavës

Kombëtarja 22 Shkurt 2021 11:08

Talenti i futbollit shqiptar, Ernest Muçi, është lojtari më i ri i Legia Varshavës.

Marrëveshja është arritur gjatë ditës së diel (dje) me 19-vjeçarin që iu bashkua gjigantit të futbollit polak.

Në një video të postuar nga vetë klubi Muçi u prezantohej tifozëve duke i përshëndetur, ndërsa po dje ka kryer testet mjekësore, duke i kaluar, ndërsa firma dhe prezantimi zyrtar është formalitet që duhet kryer ndoshta që sot.

“Panorama Sport” mëson se Tirana ka mbyllur operacionin me një shumë totale 650 mijë euro. Bardheblutë do të marrin në dorë rreth 500 mijë euro, ndërsa pagesat do të bëhen në dy pjesë.

Po kështu, Tirana do të mbajë një pjesë të kartonit, dhjetë për qind. Shuma rreth 150 mijë euro është e përbërë nga bonuse të ndryshëm, si golat në kampionat dhe Europë, aktivizimet, por edhe kualifikimi i Legias në Ligën e Evropës.

-->