Messi apo Ronaldo – 380,000 fansa japin verdiktin e tyre

Futboll 14 Mars 2019 16:36

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo i kanë dominuar kryetitujt këtë javë, me paraqitjet fantastike në Champions League.

Ronaldo vendosi standard të ri të martën, duke realizuar hat-trick kundër Atletico Madridit, derisa dërgoi Juventusin në çerek-finale në proces, transmeton Insporti.

FBL-ITA-SERIEA-JUVENTUS-PARMA

Messi pastaj u përgjigj duke shënuar dy gola në fitoren 5-1 të Barcelonës kundër Lyonit, të mërkurën, gjithashtu për t’ia siguruar çerek-finalen skuadrës së tij.

Paraqitjet e Messit dhe Ronaldos në mesjavë kanë ndikuar që të rihapet çështja e “lojtarit më të mirë të të gjitha kohëve”, derisa 380,000 fansa kanë dhënë verdiktin e tyre.

FBL-EUR-C1-BARCELONA-LYON

Gary Lineker ka bërë një sondazh 24-orësh, duke pyetur fansat e futbollit që të votojnë për lojtarin më të mirë. Plot 380,000 persona morën pjesë.

Më poshtë, rezultatet:

Lionel Messi – 62%

Cristiano Ronaldo – 38%


Pra, fansat e futbollit mendojnë se Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohëve, para Ronaldos.

Marrë parasysh numrin e votuesve, është e drejtë të supozojmë se verdikti final nuk do të ndryshonte, pavarësisht sa persona do të votonin. /Insporti.com/