Messi apo Ronaldo, ja kush ka më shumë gola në vitin 2018

Futboll 29 Dhjetor 2018 22:21

Lionel Messi është lojtari që ka shënuar më shumë gola brenda vitit kalendarik 2018, duke tundur rrjetën plot 51 herë dhe duke lënë pas vete rivalin e madh, Cristiano Ronaldon me 49 sosh.

Edhe pse Ronaldo arriti të shënoj sot (e diel) dy gola kundër Sampdorias, Messi përfundon vitin 2018 me më shumë gola të shënuar.

Ylli argjentinas arriti të shënojë plot 51 gola këtë vit, në krahasim me 49 gola të shënuara nga portugezi.

Messi ka tejkaluar shifrën e 50 golave në tetë nga nëntë vitet e fundit dhe nuk ka shënuar 50 gola vetëm në vitin 2013, kur shënoi 45 gola në 47 ndeshje.

Në anën tjetër, Cristiano ka shënuar gjithmonë më shumë se 50 gola që nga viti 2011, përveç këtij viti, ndërsa rekordin e ka me 69 të tilla në vitin 2013.

Por, shifra absolute vazhdon të mbahet nga Messi, i cili shënoi 91 gola në vitin kalendarik 2012.

Dy golat e Cristianos ndaj Sampdorias e lënë portugezin si golashënuesi më i mirë në Serie A me 14 gola, por e ka një më pak se Messi në La Liga, ku argjentinasi ka shënuar 15 gola deri tani.

Messi gjithashtu është fitues aktual i ‘Pichichit’, ndërsa lufta për Këpucën e Artë vazhdon deri në fund të sezonit 2018/19 dhe pritet të jetë një garë deri në ndeshjen e fundit.