Messi – Barcelona, gjithçka kishte nisur 14 vite më parë

Futboll 02 Maj 2019 11:36

Në vitin 2005 ishte vetëm 18 vjeç, dhe ishte pikërisht data 1 maj dhe Barcelona priste në shtëpi skuadrën e Albacetes.

Lionel Messi nuk do ta harrojë kurrë atë natë, pasi arriti të realizonte golin e parë në karrierë me fanellën e katalanasve.

I pari nga 600-të që u realizuan pikërisht më 1 maj në Champions League, ndaj Liverpoolit, plot 14 vite më pas.

Sot argjentinasi është 31 vjeç dhe shkruan historinë, por në atë kohë historinë e shkruante pasi Ronaldinho vendosi t’i dhuronte atë top sikur po i përcillte trashëgiminë e klasit të tij dhe rolin e liderit te blaugranët.

Historia Leo Messit nisi atë natë, por nuk dihet kur do të përfundojë.