Messi bërtet, Alba qanë, Rakitic hesht – Barcelona që nuk e kemi parë kurrë

Futboll 30 Nëntor 2019 14:45

“Barcelona që nuk e keni parë kurrë më parë”, ky është slogani që promovon dokumentarin ‘Matchday’ të klubit katalan.

Tetë vazhdimet 45 minutëshe japin një pasqyrë të brendshme të botës së një institucioni që është më shumë se një klub gjatë sezonit të fundit, që ishte shumë i trazuar.

Tifozëve u janë prezantuar jeta private e Lionel Messit, ata po ashtu mësojnë se Ernesto Valverde është i pasionuar pas fotografi, me Messin dhe Suarez që shpenzojnë shumë kohë të bashku, ndërsa Shakira përjeton rëndë humbjen e burrit të saj në ‘Anfield Road’ nga Liverpool.

Pjesët më interesante, natyrisht janë ato të filmuara në zhveshtore gjatë dhe pas ndeshjeve më të mëdha, si ato kundër Realit, Liverpoolit dhe Sevillas.

Tifozët ndiejnë tensionin e madh që shoqëron ndeshjet e tilla, dhe janë të interesuar të shohin se çfarë po ndodh në zhveshtore. Kështu, për shembull, pas një ndeshje, Ter Stegen shtrëngon duart me të gjithë në zhveshtore, përjashtim Lenglet.

Skenat më dramatike vijnë nga zhveshtoret e ‘Anfield Road’, teksa dëgjohej kënga e tifozëve të Liverpool ‘you will never walk alone’. Messi u jep një fjalim motivues shokëve të skuadrës para ndeshjes.

“Le të shkojmë djem. Ne nuk mund të humbasim këtë mundësi të shkëlqyer. Mos harroni Romën vitin e kaluar, ishte faji ynë, i askujt tjetër”

Siç e dimë, nuk ishte aspak situatë e këndshme për Barcelonën. Liverpool fitoi pjesën e parë 1:0, Jordi Alba po qante në zhveshtore, me Ernesto Valverde që urdhëroi njërin trajner t’ia ofronte një peshqir për të fshirë lotët.

Pas ndeshjes, humbjes 4:0, atmosferë në zhveshtore nuk ishte e lehtë, Messi po bërtiste, Ivan Rakitic nuk fliste, Ter Stegen i mërzitur thotë se dëshiron të zhduket dhe Shakira nuk mund të besonte.

-->