Messi del në skenë me dy gola për dy minuta

Futboll 19 Maj 2019 17:19

Lionel Messi po vazhdon të dhurojë spektakël në pothuajse çdo ndeshje.

Me Barcelonën që tashmë e ka siguruar titullin në La Liga, ndeshjet e fundit blaugranët po i luajnë sa për formalitet. Por edhe në këto, Messi nuk po dështon të na dhurojë momente magjike.

Goli i tij në minutën e 33-të kundër Eibarit sot, i cili ishte i dyti personal në ndeshje, meriton të shikohet më shumë se një herë.

Derisa aksioni ndërtohet për mrekulli nga mbrojtja, superylli argjentinas shërbehet afër mesit të mesfushës dhe fillon një vrapim drejt portës kundërshtare, ku me parabolë mposht portierin e Eibarit.

Shikoni golat në videot e mëposhtme.