Messi dhe Ronaldo krahasuar me Mbappen, si 20-vjeçarë

Futboll 14 Shkurt 2019 16:09

Kylian Mbappe i dëshmoi edhe një herë kualitetet e tij këtë javë, pasi e ndihmoi Paris Saint-Germainin të sigurojë një fitore 2-0 kundër Manchester Unitedit.

PSG ishte pa Neymarin dhe Edinson Cavanin, kështu që e tërë përgjegjësia ishte mbi supet e 20-vjeçarit, i cili nuk zhgënjeu me paraqitjen e tij, transmeton Insporti.

Ai shënoi golin e dytë në ndeshje, duke i siguruar skuadrës së tij një fitore të rëndësishme në stadiumin e Man Unitedit, “Old Trafford”.

Kur flasim për Champions Leaguen, si 20-vjeçar, Mbappe tashmë ka shënuar 14 gola në këtë kompeticion.

Plot 12 më shumë se që kishte shënuar Messi në të njejtën moshë dhe më shumë se Ronaldo, i cili nuk kishte asnjë gol të shënuar në këtë garë, si 20-vjeçar.

Këto statistika tregojnë se sa i jashtëzakonshëm ka qenë Mbappe deri tani në karrierë. Kujtojmë se ai gjithashtu ka fituar edhe Kupën e Botës me Francën, por a është vërtetë ai lojtar më i mirë se që ishte Messi dhe Ronaldo në të njejtën moshë?

Të përcjellim disa përmbledhje të Messit nga edicioni 2007/08, kur superylli i Barcës ishte vetëm 20-vjeçar.


Këtë edicion (2007/09) argjentinasi e përfundoi me 16 gola në 40 paraqitje për katalunasit.

Më përpara do të preferonit Messin si 20-vjeçar, apo Mbappen në skuadrën tuaj? Është një dilemë shumë e madhe.

Po Ronaldo? Marrim shembull një përmbledhje të paraqitjeve të tij nga sezoni 2005/06.

Në fund, portugezi e përfundoi fushatën (2005/06) me 12 gola në 47 paraqitje.

Në bazë të asaj që pamë, është shumë e qartë se Mbappe ka potencialin të arrijë dy superyjet e futbollit në të ardhmen. /Insporti.com/