Messi do të rinovojë kontratën, por ky është kushti i tij

Futboll 16 Prill 2020 16:56

Lionel Messi do të rinovojë prapë kontratën me skuadrën e Barcelonës, deklaroi ish nënkryetari i klubit Emili Rousaud.

Argjentinasi ka kontratë deri më 2021 me Barcelonën dhe bisedimet mes palëve ka një kohë që po zhvillohen për një rinovim tjetër.

Por duket se kushti i Messit për të rinovuar kontratën do të jetë trasnferimi i Neymarit te Barcelona.

Rousaud është i bindur që klubi katalanas do ta rikthejë brazilianin në Camp Nou në mënyrë që të rinovojë me 6 herë fituesin e Topit të Artë.

Neymari ishte larguar nga Barcelona për te Paris Saint-Germaini në vitin 2017, për shumën rekord të 222 milionë eurove.

-->