Messi doli në foto me fanellën e tij, ai bëri diçka unike

Futboll 24 Dhjetor 2018 08:57

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është shumë i adhuruar anembanë botës, dhe këtë e ka dëshmuar gjesti i një adhuruesi të flaktë të tij.

Futbollisti argjentinas i Atletico Patense, Hernan Lamberti, është i fundit që e ka shprehur adhurimin për pesë herë fituesin e Topit të Artë.

Lamberti dhe Messi njihen pasi që ata të dy i presin flokët te i njëjti person.

Për këtë arsye, Lamberti ia kishte dërguar Messit një dhuratë: një fanellë të tij të Aldosivit, ku kishte luajtur gjatë viteve 2012-2016.

Sapo e kishte marrë këtë dhuratë, Messi, në shenjë falënderimi, e kishte bërë një fotografi duke e mbajtur fanellën e tij.

Lambertin e gëzoi aq shumë kjo fotografi saqë vendosi që atë ta mbajë me vete përgjithmonë, duke e bërë tatuazh.

Për më tepër, Messi së fundi ka postuar një fotografi ku shihet koleksioni i tij i fanellave, ku shihet se fanella e Lambertit është bashkë me atë të Luis Saurezit, Raulit, Dani Alvesit, Sergio Agueros dhe Francesco Tottit.