Messi e arrin këtë shifër mbreslënëse për vitin 2018 – askush si ai në La Liga

Futboll 23 Dhjetor 2018 23:33

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka bërë më së shumti asistime se çdo lojtar tjetër i La Ligës në të gjitha garat e vitit 2018.

Messi ka gjithsej 23 asistime, pastaj është Luis Suarez me 21, i treti figuron Antoine Griezmann me 16 asistime.

Po ashtu argjentinasi ka krijuar më së shumti raste shënimi, gjithsej 134, kurse Suarez 86 e Griezmann 83.

31-vjeçari aktualisht është në pushime në Argjentinë me rastin e festës së Krishtlindjes, dhe do të kthehet në stërvitje me Barcelonën më 2 janar të vitit të ardhshëm.