Messi e bën horë mesfushorin e Barcelonës (VIDEO)

Futboll 03 Janar 2019 13:28

Gjatë seancës së parë stërvitore të Barcelonës për vitin 2019, ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, nuk është treguar aspak i mëshirshëm.

Viktima e 10-shit magjik të Barçës ishte mesfushori i ri, Carles Aleñá, të cilit ia futi topin nënë këmbë dhe bëri që të tallen e gjithë skuadra me 20-vjeçarin, raporton Insporti.

Barça nisi dje përgatitjet për fazën e dytë të edicionit, teksa më 7 janar do të zhvillojë ndeshjen e parë për vitin 2019, në Camp Nou kundër Getafes.

Messi e përfundoi vitin 2018 me 51 gola të shënuar, dy më shumë se rivali i tij, Cristiano Ronaldo.

Gjatë pjesës së parë të këtij sezoni, ai i shënoi 15 gola në vetëm 15 ndeshje të La Ligës, si dhe gjashtë gola në katër ndeshje të Ligës së Kampionëve. /Insporti.com/