Messi e bën një gjest të madh gjatë pushimeve në Karaibe

Futboll 24 Korrik 2019 13:52

Lionel Messi ka bërë një veprim për t’u duartrokitur, gjatë pushimeve të tij që momentalisht po i kalon në Karaibe.

Argjentinasi po shijon pushimet në Karaibe së bashku me familjen e tij, para fillimit të sezonit të ri me Barcelonën, shkruan Insporti

Messi ka gjetur kohë për pushimet verore, pas përfundimit të Copa America, aty ku ai me Argjentinën e patën një fund zhgënjyes.

Messi në plazhin e Karaibeve, ka takuar një djalosh nga Britania e Madhe, me të cilin së bashku edhe me djalin e tij, Thiagon, ka luajtur futboll në plazh.

Nëna e djaloshit, tha se ajo ishte e befasuar kur i biri i saj i tregoi se Messi ishte në plazh, përkundër se nuk ka aspak njohuri për futbollin dhe fillimisht nuk e dinte se kush është.

Ajo më pas tregoi se si djali i saj, ak luajtur me Messin dhe fëmijët e tjerë për gjysmë ore në plazhin e Karaibeve. /Insporti.com/